Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Parlamenti Evropian ka votuar pro vendosjes së një kufiri moshe për përdorimin e rrjeteve sociale, si edhe pro ndalimit të përmbajtjes që konsiderohet se krijon varësi tek përdoruesit.
Sipas propozimit të miratuar, kufiri i moshës do të jetë 16 vjeç. Lajmi është raportuar nga Aftenposten dhe agjencia NTB. Në votim morën pjesë përfaqësuesit e parlamentit, ku 483 prej tyre votuan për dhe 92 votuan kundër.
Me këtë vendim, Parlamenti Evropian mbështet propozimin e Komisionit Evropian, i cili pritet të paraqesë zyrtarisht rregullat e reja për kufirin e moshës në platformat e rrjeteve sociale.
Sipas propozimit, fëmijët nën 13 vjeç do të kenë mundësi të përdorin rrjetet sociale, por vetëm me miratimin dhe mbikëqyrjen e prindërve.
Written by: admin