Lajme

Parlamentin suedez miratoi: Shkolla fillore në Suedi bëhet dhjetëvjeçare.

todayJune 18, 2025 60

Background
share close

Nga vjeshta e vitit 2028, shkolla fillore në Suedi do të zgjasë dhjetë vjet në vend të nëntë. Ky është vendimi që u miratua sot në Parlamentin suedez.

Kjo do të thotë se klasa përgatitore do të largohet dhe fëmijët do të fillojnë menjëherë në klasën e parë. Kjo klasë e re do të jetë më e strukturuar dhe do të përfshijë mësime të rregullta, ashtu si klasat e tjera.

Ministrja e arsimit, Lotta Edholm, tha se është shumë e lumtur për këtë ndryshim.

“Me një shkollë dhjetëvjeçare, fëmijët do të kenë më shumë kohë për të mësuar gjërat më të rëndësishme si leximin, shkrimin dhe matematikën. Gjithashtu, të gjithë fëmijët në Suedi do të kenë mundësi më të barabarta për të mësuar”, tha ajo.

Ndryshimi do të fillojë në vitin 2028 dhe do të vlejë për të gjithë nxënësit që hyjnë në shkollë nga ajo kohë.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%