Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Partia e Gjelbër (MP) vlerëson se Suedia duhet të zbatojë sistemin e ri të Bashkimit Evropian për shpërndarjen e refugjatëve dhe azilkërkuesve, i cili hyri në fuqi në fillim të kësaj vere.
Këtë e deklaroi bashkëkryetari i partisë, Daniel Helldén, në emisionin P1 Morgon të Radios Suedeze.
“ Ne kemi mundësi të pranojmë më shumë refugjatë sesa po pranojmë sot. Ekzistojnë sisteme që e rregullojnë këtë proces. Sa u përket refugjatëve me kuotë, mendoj se Suedia duhet të pranojë më shumë”, tha Helldén.
Sipas tij, Suedia duhet ta rrisë numrin e refugjatëve me kuotë nga 900 në 5 000 në vit.
Për sa u përket azilkërkuesve, Suedia pranoi 6 700 persona gjatë vitit të kaluar. Sipas Radios Suedeze, nëse vendi do të zbatonte plotësisht sistemin e ri të BE-së, numri i azilkërkuesve që do të priteshin do të ishte rreth 15 000 persona.
Burimi:Sverigesradio
Link: https://www.sverigesradio.se/artikel/daniel-hellden-fragas-ut-i-ekots-partiledarutfragning
Written by: admin