Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
Skandialbradio Skandi Alb Radio
Kryetarja e Partisë së Majtë në Suedi (V), Nooshi Dadgostar, ka paralajmëruar Partinë e Qendrës (C) që të mos bashkëpunojë me partitë e krahut të djathtë për formimin e qeverisë së re.
Në një koment për gazetën Expressen, Dadgostar ka bërë të ditur se Partia e Majtë, njësoj si Socialdemokratët (S), planifikon të kalojë në opozitë të plotë nëse në Suedi formohet një qeveri e re e djathtë.
Ajo i ka kërkuar Partisë së Qendrës të mos bashkëpunojë me partitë Moderaterna (M), Kristdemokraterna (KD) dhe Liberalerna (L).
“Nëse Partia e Qendrës e çon deri në fund ndryshimin e saj politik dhe bëhet pjesë e një qeverie që varet plotësisht nga mbështetja e partisë SD, kjo do të ishte një tradhti historike”, ka deklaruar Dadgostar.
Ndërkohë, kryetarja e Partisë së Qendrës, Elisabeth Thand Ringqvist, u ka kërkuar Socialdemokratëve (S) dhe Moderatëve (M) që t’i paraqesin nga një paketë të plotë propozimesh për qeverisjen.
Ajo ka kërkuar dy alternativa të plota, një nga secila parti, në mënyrë që Partia e Qendrës t’i shqyrtojë dhe më pas të vendosë se cilën prej tyre do të mbështesë gjatë procesit të formimit të qeverisë.
Burimi: Expressen
Link:https://www.expressen.se/nyheter/politik/andersson-s-da-gar-vi-i-full-opposition/
Written by: admin