Lajme

Partia e Qendrës në Göteborg propozon ndalimin e trafikut në zonat rezidenciale

todayOctober 28, 2024 6

Background
share close

Partia e Qendrës ka propozuar një plan për të kufizuar trafikun e makinave në disa zona banimi të Göteborg-ut, duke synuar të krijojë hapësira më të qeta dhe të sigurta për banorët. Propozimi, raportuar nga GP, parashikon një fond prej pesë milionë koronash në buxhetin e komunës për vitin e ardhshëm, dedikuar zbatimit të masave kufizuese.

Sipas planit, trafiku do të bllokohet përmes shtyllave, barierave dhe vazove dekorative me lule. Përjashtime do të bëhen vetëm për banorët, shërbimet e dorëzimit postat dhe automjetet e urgjencës. Këto masa do të zbatohen në zona me rrugë komunale ku nuk operon transporti publik.

“Ne duam të përfshijmë banorët në këtë proces dhe të lejojmë që ata të ndikojnë në zbatimin e masave. Kjo kërkon koordinim dhe bashkëpunim me shoqatat e banorëve në zonë,” tha udhëheqësja e grupit, Emmyly Bönfors. Zona të veçanta për këtë projekt nuk janë specifikuar ende.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%