Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Shoqata suedeze KRAV, e cila merret me certifikimin e produkteve ekologjike, ka vendosur të ashpërsojë rregullat për vezët ekologjike. Vendimi vjen pas alarmeve se vezët mund të përmbajnë sasi të rrezikshme të substancave PFAS, raporton Ekot.
Një nga masat më të rëndësishme është që mielli i peshkut, i cili është përdorur në ushqimin e pulave dhe mund të përmbajë PFAS, do të hiqet gradualisht nga prodhimi.
PFAS është një grup substancash kimike që përdoren në shumë produkte për shkak të rezistencës ndaj ujit dhe yndyrës, por që janë të dëmshme për shëndetin dhe mjedisin.
Drejtoresha e përgjithshme e KRAV, Emma Rung, tha në një intervistë për radion suedeze se shpreson që rregullat e reja do të ndihmojnë në rikuperimin e shitjeve të vezëve ekologjike, të cilat ranë ndjeshëm vitin e kaluar pas alarmit për ndotjen me PFAS.
“Ne shpresojmë që me këto masa të rikthejmë besimin e konsumatorëve dhe që shitjet e vezëve ekologjike të rriten sërish,” u shpreh Rung.
Written by: admin