Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Të gjithë që kanë pasaporta të zgjatura përkohësisht gjatë pandemisë duhet t’i kontrollojnë ato. Nga data 1 tetor, këto pasaporta nuk do të jenë më të vlefshme në Suedi. Vendimi do të thotë që Suedia kthehet tek rregullat që zbatoheshin para Covid-it, raporton Aftonbladet.
Pse bëhet ky ndryshim?
Gjatë pandemisë, mungesa e materialeve ndaloi shumë shtete, përfshirë Suedinë, të lëshonin pasaporta të reja. Si zgjidhje, afati i vlefshmërisë u shty duke vendosur një vulë ose një ngjitëse në pasaportat e vjetra.
Tani, Migrationsverket (Drejtoria e emigracionit) njofton se këto pasaporta nuk do të pranohen më as për të hyrë në Suedi dhe as për të aplikuar për leje qëndrimi.
“Ne po kthehemi tek qëllimi fillestar i ligjit suedez, që është të kemi kontroll se kush ndodhet dhe kush hyn në Suedi,” shpjegon Carl Bexelius, shef juridik në Migrationsverket.
Kush ndikohet nga vendimi?
Vendimi prek jo vetëm ata që duan të udhëtojnë drejt Suedisë, por edhe personat që ndodhen tashmë në vend.
Ku mund të rinovohet pasaporta?
Pasaportat duhet të rinovohen vetëm në vendin e origjinës ose në ambasadën e vendit përkatës.
Sipas Migrationsverket, jo të gjithë duhet të kenë pasaportë. Për shembull, personat me leje të përhershme qëndrimi ose ata që kanë status refugjati nuk preken nga ky rregull.
Por kushdo që kërkon leje të përkohshme qëndrimi për arsye të tjera (si punë, studime apo bashkim familjar) duhet të ketë pasaportë të vlefshme. Pa të, nuk mund të marrë leje qëndrimi dhe mund të dëbohet nga Suedia.
Arsyeja kryesore: Siguria
Pasaportat me vulë ose ngjitëse shpallen të pavlefshme sepse ato janë shumë më të lehta për t’u falsifikuar.
“Siguria e tyre nuk krahasohet me një pasaportë origjinale,” thekson Carl Bexelius.
Written by: admin