Lajme

Patentat do të hiqet në të gjithë BE-në për shkelje të rënda. Rregulla të reja nga Bashkimi Europian

todayJuly 15, 2026 257

Background
share close

Shoferët suedezë që kryejnë shkelje të rënda të trafikut në një shtet tjetër të Bashkimit Europian mund të humbasin së shpejti patentën edhe në Suedi. Kjo do të ndodhë pasi BE-ja po vendos rregulla të reja të përbashkëta për të gjitha vendet anëtare.

Ndryshojnë rregullat në gjithë Europën

Aktualisht, nëse një shofer kryen një shkelje të rëndë të trafikut në një shtet tjetër të BE-së, patenta mund t’i hiqet vetëm në atë vend ku është kryer shkelja.

Por ky sistem pritet të ndryshojë. Bashkimi Europian po përgatit rregulla të reja, sipas të cilave disa shkelje të rënda do të sjellin ndalim të drejtimit të automjetit në të gjithë territorin e BE-së.

Kjo do të thotë se një shofer suedez që, për shembull, kapet duke ecur me shpejtësi shumë më të madhe se kufiri i lejuar, drejton automjetin nën ndikimin e alkoolit ose kryen shkelje të tjera të rënda jashtë Suedisë, nuk do të mund të vazhdojë të ngasë makinën pasi të kthehet në vend.

Qëllimi i këtyre ndryshimeve është të mos lejohet më që shoferët t’u shpëtojnë pasojave të rënda vetëm sepse shkelja është kryer në një shtet tjetër. Me rregullat e reja, pasojat do të jenë të vlefshme në të gjithë Bashkimin Europian.

Do të krijohet një regjistër i përbashkët

Një pjesë e rëndësishme e këtij ndryshimi është patenta dixhitale. Ajo do t’u mundësojë vendeve të BE-së të kenë një sistem të përbashkët për menaxhimin e të dhënave të patentave dhe të shkeljeve në trafik.

Përmes një regjistri të përbashkët europian, autoritetet do të mund të ndajnë informacion për patentat e pezulluara ose të hequra. Kjo do të thotë se një shofer nuk do të mund t’i shmanget ndalimit të drejtimit thjesht duke u larguar nga vendi ku ka kryer shkeljen.

“Kjo do të thotë se heqja e patentës për disa lloje shkeljesh të trafikut do të çojë gjithmonë në heqjen e patentës në të gjithë Bashkimin Europian, pavarësisht se në cilin vend është kryer shkelja dhe pavarësisht se cili shtet anëtar e ka marrë vendimin për heqjen e patentës”, tha Ted Snölilja, ekspert në Agjencinë Suedeze të Transportit, në një deklaratë për Carup.

Patenta dixhitale

Patenta dixhitale është pjesë e Direktivës së Katërt të BE-së për patentat e drejtimit. Ajo synon ta bëjë më të lehtë për shoferët dhe autoritetet administrimin e identitetit dhe të të dhënave të patentës.

Sipas Agjencisë Suedeze për Qeverisjen Dixhitale (DIGG), portofoli dixhital i identitetit është një aplikacion që u mundëson përdoruesve të identifikohen, të ndajnë informacione dhe të nënshkruajnë dokumente në mënyrë elektronike. Të gjitha këto kryhen me nivel të lartë sigurie dhe përdoruesi ka kontroll të plotë mbi të dhënat e tij.

Me hyrjen në fuqi të këtyre rregullave, synimi i Bashkimit Europian është që shoferët të mos mund të përfitojnë më nga ndryshimet mes ligjeve të vendeve anëtare dhe ndalimet e drejtimit të zbatohen njësoj në të gjithë BE-në.

Burimi:Marcusoscarsson/Carup

Link: https://marcusoscarsson.se/korkortet-ryker-direkt-lagen-andras/

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%