Lajme

Patentat e vjetra të drejtimit po dalin nga qarkullimi. Procesi nis këtë vit dhe do të bëhet në dy faza.

todayAugust 30, 2025 140

Background
share close

Faza e parë, patenta me hologram.

Që nga 2025, të gjitha patentat e reja suedeze do të kenë një hologram sigurie. Kur ndriçohet në një kënd të caktuar, shfaqet fotografia e pronarit.

Qëllimi është të ndalet falsifikimi.

“Teknologjia ecën përpara dhe është e logjikshme të përditësojmë rregullisht sigurinë,” thotë Peter Andersson nga Autoriteti i Transportit.

Patentat e vjetra vlejnë deri në datën e skadimit. Por pas kësaj, do të lëshohen vetëm ato me hologram.

Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po përgatitet për patentat digjitale.

“Patentat vazhdojnë të jenë të vlefshme deri në datën që shkruhet mbi to. Ato do të hiqen gradualisht në momentin e rinovimit,” sqaron Andersson.

Faza e dytë, patenta digjitale.

Hapi tjetër është kalimi në patentë digjitale, të cilën qytetarët do ta kenë në telefon përmes një aplikacioni.

“Në teori është më e sigurt se karta plastike. Do të kemi një portofol digjital me dokumente identiteti, të cilat përdoren më lehtë se ato tradicionale,” shpjegon Ted Snölilja nga Autoriteti i Transportit.

Patentat digjitale janë pjesë e direktivës së katërt të BE-së për lejet e drejtimit. Vendet anëtare do të jenë të detyruara ta zbatojnë pas miratimit.

“Besoj se vendet do të kenë disa vite kohë për zbatim. Por për Suedinë nuk e dimë ende nivelin e ambicies,” thotë Snölilja.

Disa shtete, si Danimarka, i kanë futur tashmë patentat digjitale.

“Suedia ndjek nga afër zhvillimet në BE. Jemi të vetëdijshëm se disa vende kanë zgjedhur t’i zbatojnë shpejt, por ne presim rregullat e përbashkëta,” thotë Olof Stenlund nga Autoriteti i Transportit.

Sipas tij, patentat digjitale në BE do të hyjnë në fuqi tre deri në katër vjet pas vendimit.

“Një patentë e re digjitale duhet të përputhet me standardet e BE-së. Detajet nuk janë ende të qarta, prandaj nuk ka nisur punë aktive për një version suedez,” shpjegon Stenlund.

Çfarë ndodh nëse humbet telefoni?

Shumë njerëz shqetësohen për rastet kur telefoni humbet ose vidhet.

Brenda pak vitesh do të hyjë në përdorim një identitet elektronik kombëtar, i ruajtur në kartën kombëtare të identitetit ose në një kartë plastike shtetërore.

“Nëse humbni telefonin, por keni ende këtë identitet elektronik, mund ta rikuperoni patentën digjitale. Por nëse humbni çdo mjet identifikimi dhe nuk mund të bëni logim online, nuk do të mund të merrni një patentë të re digjitale,” paralajmëron Stenlund.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%