Lajme

Pensioni jashtë vendit? Ja cili është vendi evropian që kryeson listën

todayOctober 9, 2025 35

Background
share close

Më shumë njerëz po zgjedhin të largohen jashtë vendit pas pensionit, dhe një vend europian, Portugalia, është tani destinacioni më i popullarizuar. Një raport i ri i Global Citizen Solutions tregon se cilat faktorë janë më të rëndësishëm kur zgjedh vendin ku do të pensionohesh.

Raporti ka vlerësuar 44 lloje vizash për pension dhe të ardhura pasive dhe ka analizuar 20 tregues të ndryshëm, të ndarë në gjashtë kategori, përfshirë procesin e aplikimit, ekonominë, përfitimet tatimore dhe cilësinë e jetës.

Portugalia renditet e para

Portugalia ka marrë një vlerësim total prej 92,61 nga 100. Një nga arsyet kryesore është vizën D7, e cila u jep të drejtën jo antarëve të BE-së të jetojnë në vend nëse kanë të ardhura të qëndrueshme pasive, si pension ose qira. Për të marrë këtë vizë, kërkohet të ardhur minimale 870 euro në muaj. Pas pesë vjetësh qëndrimi, mund të aplikosh për leje qëndrimi të përhershme ose shtetësi.

Portugalia njihet gjithashtu si vendi më i sigurt në Europë sipas World Peace Index dhe konsiderohet një nga vendet më të kërkuara për pensionistët.

Dr. Laura Madrid Sartoretto nga Global Citizen Solutions thekson se, përveç cilësisë së jetës dhe sigurisë, Portugalia ka një sistem tatimor të favorshëm: nuk ka tatim mbi pasurinë ose trashëgimi për familjarët e ngushtë dhe vetëm një taksë stempel prej 10% për marrës të tjerë.

Rritet popullariteti i vizave në Portugali

Programi Golden Visa ka tërhequr gjithashtu shumë njerëz dhe ka pasur 72% më shumë aprovime gjatë vitit të fundit. Amerikanët janë grupi më i madh i aplikuesve të rinj. Që nga fillimi në vitin 2012, programi ka sjellë mbi 7,2 miliard dollarë investime në vend.

Raporti tregon se vendet e Europës dhe Amerikës janë më tërheqëse për pensionistët që duan të vendosen jashtë vendit.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%