Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Propozimi për vendosjen e një tavani për ndihmat ekonomike ka shkaktuar tensione mes partive të marrëveshjes Tidö gjatë bisedimeve për buxhetin e vjeshtës, sipas burimeve të SVT Nyheter.
Brenda Demokratëve Suedezë (SD) ka pasur shqetësime se Moderatët (M) mund të tërhiqen nga qëndrimi i tyre dhe të bëhen më të butë ndaj çështjes.
Në një raport të përbashkët të partive të Tidö-s theksohet se një tavan ndihmash mund të rrisë ndarjen sociale, si dhe të godasë rëndë familjet me fëmijë. Hetuesi që ka shqyrtuar çështjen paralajmëron gjithashtu se propozimi mund të bie ndesh me Konventën për të Drejtat e Fëmijës.
Një burim brenda SD-së thotë se Moderatët “gjithmonë hapin mundësi për interpretime të reja dhe përjashtime”.
“Moderatët janë të pasigurt, dhe kjo është parë edhe në qëndrimin ndaj Izraelit dhe në debatin për emigracionin e fuqisë punëtore,” tha burimi.
Written by: admin