Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Një përçarje e re po shfaqet brenda bashkëpunimit të quajtur Marrëveshja e Tidö. Partia Demokratike Suedeze (SD) është shprehur e hapur për të mbështetur propozimin e socialdemokratëve (S) për heqjen e zbritjes së karensavdrag nga pagesa kur sëmuresh, një hap që mund të tronditë ekuilibrin brenda bllokut qeverisës të djathtë.
Sipas gazetës Aftonbladet, kryeministri Ulf Kristersson (Moderaterna) e ka cilësuar propozimin si joserioz dhe financiarisht të papërgjegjshëm.
“Gjithçka varet nga sa resurse ke. Po të kishe resurse të pafundme, mund të vije me propozime të tilla. Ne që e marrim seriozisht buxhetin, e negociojmë në mënyrë serioze,” ka deklaruar Kristersson për të përditshmen suedeze.
Më herët gjatë ditës, kryetarja e socialdemokratëve, Magdalena Andersson, pas sinjaleve flirtuese politike nga Ebba Busch e Demokratëve të Krishterë (KD), tha se shpreson të marrë mbështetje si nga KD, ashtu edhe nga SD për heqjen e karesavdrag.
Nga ana tjetër, nënkryetari i SD-së, Henrik Vinge, ka theksuar për Aftonbladet se “ka arsye të mira për ta rishikuar sistemin”.
Megjithatë, ai ka sqaruar se çdo marrëveshje e mundshme me socialdemokratët do të bëhej jashtë marrëveshjes së Tidö-s, që është themeli i bashkëpunimit aktual midis partive të qeverisë.
Ky zhvillim shihet si një sinjal i mundshëm tensioni në koalicionin e djathtë, ku dallimet mes SD-së dhe Moderatëve po bëhen gjithnjë e më të dukshme në çështje që prekin drejtpërdrejt qytetarët.
Written by: admin