Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Nga janari i vitit 2026, disa ndihma dhe pensione do të rriten, por vetëm me shuma të vogla. Rritja e shumës bazë të çmimit, e cila ndikon në shumë ndihma shtetërore, do të jetë vetëm 400 krona nga 58,800 në 59,200 krona, sipas përllogaritjeve nga Byroja Suedeze e Statistikave (SCB).
Pak më shumë për studentët dhe pensionistët
Sipas Swedbank, pensionistët që marrin vetëm garantipension do të kenë rreth 80 krona më shumë në muaj, ndërsa studentët me ndihmë të plotë do të marrin 92 krona më shumë në muaj. Kjo përfshin rritje të vogla në ndihmën bazë dhe kredinë studentore.
“Nuk do të ndihet shumë në portofol kjo rritje. Bëhet fjalë për më pak se 100 krona për shumicën e përfituesve,” thotë ekonomistja Madelén Falkenhäll nga Swedbank.
Edhe prindërit dhe të sëmurët do të marrin pak më shumë
Për ata që janë me leje prindërore ose marrin ndihmë për sëmundje, përfitimi maksimal do të rritet me 9 krona në ditë, që përkthehet në rreth 250 krona më shumë në muaj.
Tatimet ulen pak për shumicën
Edhe tatimi mbi të ardhurat dhe pensionet ndikohet nga kjo rritje. Por për shumicën, kjo do të thotë vetëm disa dhjetëra krona më pak në taksa çdo muaj. Vetëm ata me paga më të larta do të përfitojnë pak më shumë, deri në 300 krona ulje takse në muaj, për shkak të ndryshimit të kufirit për tatimin shtetëror.
Çfarë do të ndryshojë konkretisht në 2026?
Ndryshimet janë të vogla këtë vit për shkak të inflacionit të ulët. Megjithatë, çdo rritje, sado e vogël, ka rëndësi për shumë familje.
Burimi: TT
Written by: admin