Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Partitë e Marrëveshjes së Tidös janë përfshirë në një përplasje të hapur për politikën e emigracionit. Megjithatë, sipas drejtuesit të lartë të Svergiedemokraterna, Gustav Gellebrant, ato janë dakord për çështjen kryesore: shndërrimin e lejeve të përhershme të qëndrimit në leje të përkohshme.
“Jemi dakord për ta bërë këtë. Diskutimi tani ka të bëjë vetëm me detaje”, thotë ai.
Propozimi dhe buxheti i qeverisë
Shndërrimi i lejeve të përhershme në të përkohshme është një nga prioritetet kryesore të SD-së. Një hetim me propozime konkrete është paraqitur. SD thekson gjithashtu se në planin financiar, që është pjesë e buxhetit të qeverisë, shkruhet qartë se propozimet e këtij hetimi duhet të zbatohen.
“Jemi dakord për shndërrimin e lejeve ekzistuese të përhershme në të përkohshme. Jemi gjithashtu dakord që të mos krijohen rrugë të shkurtra drejt shtetësisë për grupin e prekur. Tani po diskutojmë sa kohë duhet t’u jepet personave për t’u kualifikuar dhe për të siguruar një vend pune, si dhe sa mund të ndryshohet propozimi pa e vonuar planin kohor”, shpjegon Gellerbrant.
Ai është shef i zyrës së koordinimit të SD-së në kancelarinë qeveritare dhe merret me bashkërendimin e politikave mes partive të Tidös.
Sipas tij, çështja do të zgjidhet, edhe pse këtë javë ajo u ngrit në nivelin e liderëve partiakë.
“ Forca e bashkëpunimit tonë ka qenë besnikëria ndaj marrëveshjeve që kemi bërë”, thotë ai.
Kritika nga partnerët e koalicionit
Të martën, lideri i SD-së, Jimmie Åkesson, tha se procesi kishte ngecur në këtë çështje të rëndësishme për partinë e tij. SD kishte menduar më herët se të katër partitë ishin dakord për ta zbatuar hetimin. Por u bë e qartë se tre partitë e tjera kanë kundërshtime.
Kryetarja e Liberalëve, Simona Mohamsson, e cilëson hetimin si të dobët. Edhe kryeministri Ulf Kristersson thotë se ai duhet të plotësohet para se të kthehet në propozim ligjor.
Gellerbrant thotë se ndryshimet janë të nevojshme sepse qindra mijëra persona me leje të përhershme jetojnë në një lloj “shoqërie në hije” në Suedi. Ai përmend papunësinë, varësinë nga ndihmat sociale, kriminalitetin dhe përjashtimin si probleme serioze.
“Tani po përballemi me këto probleme dhe po vendosim kërkesa më të qarta për individët që të integrohen në shoqërinë suedeze. Deri tani, nuk ka pasur mjaftueshëm nxitje për të përmbushur kushtet për shtetësi, sepse me leje të përhershme merreshin pothuajse të njëjtat të drejta. Kjo nuk bëhet për t’i dëmtuar njerëzit, por për të zgjidhur problemet që politika e mëparshme pa kërkesa ka krijuar”, thotë ai.
Debati për dëbimet e adoleshentëve
Në të njëjtën kohë, po zhvillohet debat edhe për dëbimet e adoleshentëve. Jimmie Åkesson ka thënë se është i hapur për të rishikuar rregullat që këto dëbime të mund të ndalen. Edhe Gellerbrant shprehet në të njëjtën linjë.
Politika e emigracionit kërkon vendime të vështira. Por ne duam që ajo të jetë sa më e drejtë dhe e saktë. Në këtë frymë, Åkesson ka hapur diskutimin për të shqyrtuar, për shembull, dëbimet e adoleshentëve. Megjithatë, drejtimi i përgjithshëm i politikës së emigracionit duhet të vazhdojë, thotë ai.
Burime nga L dhe M: “Nuk jemi dakord”
Pas publikimit të artikullit, një burim nga Liberalët (L), i përfshirë në negociata, e kundërshtoi versionin e Gellerbrantit.
“Kjo nuk është e vërtetë. Nuk jemi dakord për këtë. Përkundrazi, kemi theksuar se hetimi është i dobët”.
Edhe një burim nga Moderatët (M) dha qëndrimin e tij:
“Në Marrëveshjen e Tidös thuhet qartë se jemi dakord vetëm për ta hetuar çështjen. Hetimi që ka dalë është i dobët në disa pika të rëndësishme. Ne nuk zbatojmë politika të pamenduara dhe të dobëta. Diskutimet për zgjidhjen vazhdojnë dhe ato bëhen më mirë larg medias”, tha burimi nga M.
Burimi: Aftonbladet
Link: https://www.aftonbladet.se/nyheter/a/2p8var/tidopartierna-i-brak-om-permanenta-uppehallstillstand
Written by: admin