Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
Skandialbradio Skandi Alb Radio
Kërkesa e Partisë së Majtë për poste ministrore dhe qëndrimi i Partisë së Qendrës ndaj mundësisë së bashkëpunimit me të djathtën po shtojnë tensionet politike në Suedi. Analistët paralajmërojnë se dështimi i negociatave për formimin e qeverisë mund të ketë pasoja të rënda për të majtën suedeze.
Björn Wiman, komentator i gazetës suedeze Dagens Nyheter (DN), paralajmëron se nëse përpjekjet për formimin e qeverisë dështojnë, kjo do të ishte një humbje historike për të majtën në Suedi.
Për të shpjeguar rrezikun e përçarjes politike, Wiman sjell si shembull Gjermaninë e viteve 1930, kur ndarja mes komunistëve dhe socialdemokratëve ndihmoi në hapjen e rrugës për ardhjen në pushtet të nazistëve.
Kritikat e tij drejtohen kryesisht ndaj Partisë së Majtë (Vänsterpartiet), e cila kërkon të marrë poste ministrore në qeverinë e ardhshme.
“Ashtu si komunistët gjermanë, ata kanë luajtur një lojë të rrezikshme. Mos vallë kanë rrezikuar më shumë seç duhet?”, shkruan Wiman.
Ndërkohë, Johannes Klenell i gazetës Arbetet kritikon qëndrimin e kryetares së Partisë së Qendrës (Centerpartiet), Elisabeth Thand Ringqvist.
Sipas tij, ajo po përpiqet ta paraqesë kalimin drejt së djathtës si një zgjedhje të pashmangshme, megjithëse shumë votues kanë mbështetur Partinë e Qendrës pikërisht për të penguar ardhjen në pushtet të Demokratëve të Suedisë (SD).
Klenell paralajmëron se një afrim i nxituar me partitë e djathta do të shihej si tradhti ndaj votuesve të saj.
“Nëse ajo kalon drejt së djathtës shumë lehtë, kjo do të shihet si një tradhti e madhe ndaj votuesve të saj”, shprehet ai.
Edhe gazetari i njohur Jan Guillou, në gazetën Aftonbladet, analizon zgjedhjen politike të Thand Ringqvist.
Guillou e përshkruan Partinë e Qendrës si një parti me politika ekonomike të djathta. Sipas tij, kjo parti do të kishte më shumë mundësi të ndikonte në politikat ekonomike dhe vendimmarrjen e qeverisë nëse bashkëpunonte me qeverinë e Ulf Kristerssonit, sesa në një qeveri të drejtuar nga Magdalena Andersson.
Megjithatë, një kthesë drejt së djathtës do të sillte një debat të gjatë politik dhe akuza për tradhti nga ana e votuesve që e kanë mbështetur Qendrën me synimin për të mbajtur SD-në larg pushtetit.
Në përfundim, Guillou vlerëson se zgjedhja me të cilën përballet kryetarja e Partisë së Qendrës është shumë e qartë.
“Zgjedhja për Thand Ringqvist është pra e qartë si drita e diellit”, përfundon ai.
Burimi: DN
Link: https://www.dn.se/kultur/bjorn-wiman-tonen-ar-hardare-an-i-ida-gabrielssons-bastu/
Written by: admin