Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Një infermier specialist që punonte në kujdesin shëndetësor në qytetin Lund është dëbuar papritur nga Suedia, së bashku me bashkëshorten e tij, një infermiere në spitalin e Malmös, dhe dy fëmijët e tyre. Çifti kishte jetuar dhe punuar në Suedi prej gjashtë vitesh.
Kolegët e tyre në shërbimin e kujdesit në shtëpi janë shumë të tronditur dhe të zemëruar. Ata tregojnë se kolegu i dëbuar ishte një punonjës shumë i respektuar dhe i dashur, si nga pacientët ashtu edhe nga stafi.
Është e pabesueshme që persona me kualifikime të larta dhe që janë një ndihmë e madhe për shoqërinë të largohen në këtë mënyrë. Ndërkohë që ka aq shumë njerëz që po lënë punën në kujdesin shëndetësor, tha infermierja Anna-Carin Nilsson.
Arsyeja e dëbimit është ndryshimi i rregullave për lejet e punës që hyri në fuqi më 1 prill. Sipas rregullave të reja, nuk është më e mundur të bëhet ajo që quhet “ndërrim rruge” një mundësi që më parë i lejonte personat që kishin kërkuar azil, por që kishin gjetur punë, të qëndronin në Suedi edhe pa arsye azili.
Ky vendim ka shkaktuar zemërim dhe trishtim mes kolegëve, të cilët thonë se kanë humbur një profesionist të aftë dhe një mik të dashur, në një kohë kur sistemi shëndetësor ka nevojë për më shumë personel, jo më pak.
Burimi: https://omni.se/vardpersonal-rasar-efter-utvisning-av-kollega/a/JbVw8b
Written by: admin