Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Vetëm pesë minuta lëvizje shtesë në ditë ose të ulesh 30 minuta më pak mund të ulin rrezikun e vdekjes së parakohshme. Këtë e tregon një studim i ri shkencor i publikuar në revistën e njohur The Lancet.
Sipas shumë studimeve, rekomandohet që një person të ushtrojë rreth 150 minuta aktivitet fizik në javë për të pasur një jetë aktive dhe të shëndetshme. Megjithatë, studiuesit theksojnë se për personat që janë kryesisht të ulur dhe nuk lëvizin shumë, edhe një shëtitje e thjeshtë pesëminutëshe mund të sjellë përfitime të mëdha për shëndetin.
Në këtë studim janë analizuar të dhëna nga 135 mijë persona në Suedi, Norvegji, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërinë e Bashkuar. Pjesëmarrësit janë ndjekur përmes pajisjeve matëse të lëvizjes, të cilat kanë regjistruar aktivitetin e tyre ditor.
Rezultatet tregojnë se rreth 6% e vdekjeve të parakohshme mund të parandalohen nëse personat që bëjnë jetë sedentare arrijnë të rrisin pulsin e zemrës për vetëm pesë minuta në ditë.
Sipas Maria Hagströmer, profesore e fizioterapisë në Institutin Karolinska dhe një nga autore të studimit, nuk nevojitet aktivitet i rëndë fizik.
“Mjafton një aktivitet i lehtë që rrit pak pulsin, pa pasur nevojë për ndërrim rrobash, si një ecje e shpejtë ose një shëtitje me biçikletë”, tha ajo për gazetën Dagens Nyheter.
Studiuesit theksojnë se edhe ndryshime shumë të vogla në përditshmëri mund të kenë ndikim të madh në shëndet dhe në zgjatjen e jetës.
Written by: admin