Lajme

Pesë persona kanë përfituar deri më 13 mars të këtij viti nga një grant për t’u rikthyer në vendlindje

todayMarch 25, 2026 453

Background
share close

Pesë persona kanë përfituar deri më 13 mars të këtij viti nga një grant për t’u rikthyer në vendlindje. Lajmi bëhet i ditur nga media suedeze Expressen.

Njëri prej tyre është një burrë rreth 55 vjeç, i cili ka jetuar në Suedi për 35 vite. Ai nuk ka borxhe dhe nuk ka precedent penal. Burri ka vendosur të kthehet në Somaliland. Ai shprehet se është shumë mirënjohës ndaj Suedisë për gjithçka.

Të gjithë personat që kanë përfituar këtë grant janë burra.

Një tjetër përfitues do të rikthehet në Siri. Në aplikimin e tij ai shkruan se nuk ka mundur të përshtatet me shoqërinë në Suedi dhe për këtë arsye dëshiron të kthehet në vendin e tij.

Ndërsa një burrë tjetër, i cili do të kthehet në Bregun e Fildishtë, tregon se ka jetuar për një kohë të gjatë në Suedi, por kërkesa e tij për shtetësi është refuzuar. Ai shkruan në aplikim: “Besoj se është më mirë për mua në vendin tim.”

Deri tani, gjithsej pesë persona janë miratuar për këtë grant rikthimi.

Burimi: Expressen

Link: https://www.expressen.se/nyheter/sverige/utvandrarna–darfor-lamnar–de-sverige/

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%