Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Pesë të rinj të moshës 16 deri në 22 vjeç janë vënë nën akuzë për 21 mashtrime të rënda me telefon, njofton policia në faqen e saj.
Mashtrimet janë kryer gjatë dy javëve të qershorit dhe kanë pasur si objektiv kryesisht gra të moshuara.
Të rinjtë, të gjithë nga Skåne, dyshohet se kanë përfituar mbi 1,4 milionë korona nga këto veprime.
Ata kishin ngritur një call center në një apartament dhe dërgonin mesazhe ku prezantoheshin si një kompani.
Kur viktimat telefononin numrin, atyre u thuhej se Bank-ID i tyre ishte përdorur për të bërë një porosi.
Pastaj, viktimat lidhen me atë që autorët e paraqisnin si “departamenti i sigurisë së bankës”, ku mashtruesit i bindnin të bënin transferta bankare.
Të rinjtë akuzohen edhe për kanosje, pasi u kanë thënë disa prej viktimave se dikush do të shkonte në shtëpitë e tyre për t’i dëmtuar.
Burimi: Aftonbladet
Written by: admin