Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Një studim i ri ka zbuluar një lidhje shqetësuese mes ekspozimit ndaj kimikateve PFAS gjatë shtatzënisë dhe ndryshimeve që vërehen në trurin e fëmijëve në moshën pesëvjeçare. Lajmin e bën të ditur agjencia e lajmeve suedeze TT.
Sipas profesoreshës Tuulia Hyötyläinen nga Universiteti i Örebro-s, rezultatet ishin befasuese:
“U befasuam kur pamë se lidhjet ishin kaq të forta”, tha ajo për agjencinë e lajmeve.
Studiuesit theksojnë se ende nuk dihet saktësisht se çfarë ndikimi mund të kenë këto ndryshime në zhvillimin e trurit të fëmijëve, por rezultatet tregojnë se PFAS mund të kenë efekte serioze edhe në sasi të vogla.
PFAS quhen ndryshe edhe “kimikatet e përjetshme”, sepse shpërbëhen shumë ngadalë në natyrë dhe mbeten për një kohë të gjatë në mjedis dhe në trupin e njeriut. Këto substanca përdoren shpesh në sprej kundër papastërtive për rroba e këpucë, por gjenden edhe në peshqit që vijnë nga disa zona të ndotura.
Sipas ekspertëve, gratë shtatzëna duhet të jenë të kujdesshme dhe të përpiqen të shmangin produktet që përmbajnë këto kimikate, për të mbrojtur shëndetin e vet dhe të fëmijës.
Written by: admin