Lajme

Pishina e përkohshme në Nacka e mbyllur prej një muaji, problem me ventilimin.

todaySeptember 15, 2025 11

Background
share close

Pishina e përkohshme Näckenbadet në Nacka ka qenë e mbyllur që prej 18 gushtit. Arsyeja është një defekt  në sistemin e ventilimit, i cili ka krijuar një mjedis të pasigurt dhe jo të shëndetshëm për vizitorët.

Në derën e hyrjes qëndron një shënim i plastifikuar me mbishkrimin: “Mbyllur për shkak të ndërprerjes së funksionimit!”. Edhe boja gri në mure ka filluar të bjerë.

Drejtori i kulturës dhe kohës së lirë në Nacka, Hans-Otto Halvorsen, shpjegon se pa ventilim funksional, në sallë grumbullohet lagështirë dhe nuk është e mundur që njerëzit të notojnë ose të stërviten aty.

“Ne kemi disa javë që po punojmë për ta rregulluar, por nuk e kemi gjetur ende shkakun. Para se të hapim, duhet të kryejmë matje të ajrit për të garantuar që ambienti është i sigurt”, thotë Halvorsen.

Shtyhet shkolla e notit

Shkolla komunale e notit, e cila do të fillonte më 18 gusht, është shtyrë për në javën e 40-të për shkak të mbylljes.

Megjithatë, drejtori nuk beson se pishina është në gjëndje të mirë. “Është një objekt relativisht i ri dhe duhet patjetër të vihet në punë sërish”, thekson ai.

Pishinë provizore deri në vitin 2026

Pishina e përkohshme, e ndërtuar në formë tende mbi parkimin e fushës Saltsjöbadens IP, u hap në gusht të vitit 2018. Ajo funksionon si zëvendësim derisa komuna të ndërtojë pishinën e re Näckenbadet, që pritet të hapet në verën e vitit 2026. Pikërisht atë vit skadon edhe leja e përkohshme e ndërtimit për këtë objekt.

Halvorsen shpreson që problemi të zgjidhet shpejt: “Ne kemi javë që punojmë dhe kemi ndërruar disa pjesë, por sistemi ende nuk po funksionon. Është dukshëm një çështje komplekse, por unë besoj se do të zgjidhet së shpejti.”

Burimi: Mitt

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%