Lajme

Po përmirësohet situata në tregun e punës

todayJune 29, 2026 11

Background
share close

Situata në tregun e punës në Suedi po tregon shenja përmirësimi. Gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, 3.900 persona që humbën vendin e punës morën mbështetje nga Trygghetsfonden, fondi që ndihmon punëtorët e pushuar nga puna. Ky numër është dy herë më i ulët se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave, 9 nga 10 persona që humbin punën arrijnë të gjejnë një angazhim të ri brenda 12 muajve. Ata ose punësohen përsëri, vazhdojnë studimet, ose nisin biznesin e tyre.

Trygghetsfonden është një organizatë private që ofron mbështetje dhe ndihmë për gjetjen e një pune të re për punëtorët e sindikatës LO në sektorin privat, të cilët janë pushuar nga puna.

Burimi:TSL/SCB

Link: https://www.tsl.se/nyheter-press/alla-nyheter/kvartalsrapport-2-2026-faerre-uppsaegningar-och-starka-resultat/

https://www.scb.se/hitta-statistik/statistik-efter-amne/arbetsmarknad/utbud-av-arbetskraft/befolkningens-arbetsmarknadsstatus/pong/statistiknyhet/befolkningens-arbetsmarknadsstatus-april-2026/

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%