Lajme

Po qëndrave të azilit jashtë BE-së, marrveshje e re në BE.

todayDecember 9, 2025 23

Background
share close

BE-ja ka hapur rrugën që kërkesat për azil të trajtohen në qendra jashtë Bashkimit Europian.

Ministrat e emigracionit të vendeve anëtare u mblodhën në Bruksel dhe ranë dakord për disa vendime të rëndësishme.

Një nga vendimet është krijimi i “ solidaritetit të brëndshëm”. Kjo do të thotë se vendet që kanë shumë azilkërkues do të ndihmohen me para, personel ose duke u shpërndarë azilkërkues në vende të tjera.

Suedia nuk do të marrë azilkërkues.

Ajo ka vendosur të paguajë në vend të pranimit të tyre.

Ministri i emigracionit Johan Forssell (M) thotë për SVT se Suedia vitin e ardhshëm do të japë një ndihmë financiare prej rreth 100 milionë koronash.

Nga “ solidaritetit i brëndshëm” do të përfitojnë Greqia, Qiproja, Italia dhe Spanja.

Në total, gjatë vitit 2026 pritet që 21 000 persona të shpërndahen ose të mbështetet me 420 milionë euro.

Qëndra Azili Jashtë BE-së

Marrëveshja e re hedh idenë për krijimin e qendrave të pranimit jashtë unionit, si modeli që Italia ka me Shqipërinë.

Edhe Danimarka dhe vende të tjera kanë menduar për këtë mënyrë.

Forssell thekson se është e rëndësishme që njerëzit që kalojnë “vende të sigurta” para se të hyjnë në Europë, të mund të dërgohen mbrapsht dhe kërkesat e tyre për azil të trajtohen atje.

Ai thotë se kjo është e rëndësishme për të ulë emigrimin e azilit dhe edhe për të ulë vdekjet në Mesdhe, që vazhdojnë të ndodhin.

Kritika nga e majta

Rregullat nuk janë përfundimtare. Tani duhet të negociohen me Parlamentin Europian.

Javën e kaluar, një shumicë e ngushtë në një komision të Parlamentit mbështeti të njëjtën linjë.

Partitë e majta janë kundër marrëveshjes.

Grupi socialdemokrat S&D shkruan:

“Si union mund të bëjmë më mirë sesa modelet e dështuara të Ruandës dhe Shqipërisë. Kjo është e papranueshme.”

Ekspulse më të shpejta

U arrit edhe një marrëveshje e tretë e rëndësishme.

Ajo ka të bëjë me largimin më të shpejtë të personave që duhet të dëbohen nga BE-ja.

Vendimi hap rrugën për krijimin e “qendrave të kthimit” jashtë BE-së, ku mund të mblidhen personat që do të dëbohen.

Burimi: SVT

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%