Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Një sulm i përgjakshëm ka tronditur sot qytetin e Örebros, ku rreth dhjetë persona janë vrarë në një sulm me armë zjarri brenda ambienteve të Campus Risbergska.
Sipas autoriteteve, i dyshuari ka vepruar i vetëm dhe është vrarë gjatë operacionit policor. Shefi i rajonit lokal të policisë, Roberto Eid Forest, e përshkroi ngjarjen si një “makth të vërtetë” dhe një rast jashtëzakonisht të rëndë për qytetin.
– Kjo është një situatë tejet e rëndë dhe e dhimbshme për të gjithë. Mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre, – tha ai në një konferencë për shtyp.
Autori, i panjohur për policinë
Policia ka konfirmuar se autori nuk kishte precedentë penalë dhe nuk ishte në radarët e autoriteteve para sulmit. Nuk ka ende të dhëna që ngjarja të ketë qenë e motivuar nga terrorizmi, por hetimet janë në fazat e para.
Një skenar i veçantë emergjent është shpallur, dhe forcat e rendit në Örebro kanë marrë përforcime nga rajone të tjera për të menaxhuar situatën dhe për të zbardhur plotësisht motivet e ngjarjes.
Shkollat u evakuuan – viktimat gjenden brenda ndërtesës
Të shtënat shkaktuan panik të madh mes nxënësve dhe stafit të shkollës, të cilët u detyruan të strehoheshin brenda klasave para se të evakuoheshin nga policia. Viktimat janë gjetur kryesisht brenda ndërtesës së shkollës.
Fatmirësisht, asnjë polic nuk është lënduar gjatë operacionit. Hetimet po vazhdojnë dhe pritet që autoritetet të japin më shumë informacion në orët në vijim.
Written by: admin
Post comments (0)