Lajme

Policia në Arlanda forcon kontrollet për të parandaluar rrëmbimin e fëmijëve. Operacion i posaçëm për të ndaluar rastet e dërgimit të fëmijëve jashtë vendit kundër vullnetit të tyre.

todayDecember 24, 2024 19

Background
share close

Në prag të Krishtlindjeve, policia suedeze ka nisur një operacion të posaçëm në aeroportin Arlanda për të parandaluar që fëmijët të dërgohen jashtë vendit kundër dëshirës së tyre. Operacioni është pjesë e masave të shtuar të sigurisë dhe deri tani ka çuar në regjistrimin e një raportimi penal, raporton P4 Stockholm.

“Ne e dimë që çdo fillim viti shkollor ka fëmijë që mungojnë, dhe shumë prej tyre zhduken pa gjurmë. Është e dhimbshme të shohim karrige bosh nëpër klasa,” thotë Åsa Wallinder, inspektore policie në departamentin kombëtar operativ të policisë (Noa).

Aksioni i policisë synon të identifikojë dhe ndalojë rastet ku fëmijët mund të jenë viktima të rrëmbimit, martesave të detyruara apo keqtrajtimeve jashtë vendit. Kontrollet e shtuara përfshijnë intervistimin e udhëtarëve dhe monitorimin e situatave të dyshimta në pikat e kalimit kufitar.

Operacioni vjen si një përpjekje për të parandaluar një fenomen që, sipas autoriteteve, është më i zakonshëm gjatë pushimeve. “Jemi këtu për të mbrojtur ata që nuk mund të mbrojnë veten,” shtoi Wallinder.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%