Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Policia në Stockholm ka nxjerrë një paralajmërim të brendshëm për një drogë të re që po përhapet mes përdoruesve të drogës në Södermalm. Droga quhet “tranq”, por emri i saj i vërtetë është xylazin. Kjo substancë përdoret zakonisht për të mpirë kafshë të mëdha, përfshirë elefantët.
Sipas policiut të komunës, Peter Lind, disa përdorues kanë treguar se u është ofruar droga ose kanë parë njerëz që e përdorin vetë.
Megjithatë, aktualisht nuk ka raporte që dikush të ketë vdekur ose pësuar lëndime nga përdorimi i kësaj droge. Policia thekson se situata duhet monitoruar me kujdes për të parandaluar përhapjen e saj ndërmjet komunitetit të përdoruesve të drogës.
Burimi: Miiti/ Aftonbladet
Link: https://www.mitti.se/nyheter/polisen-varnar-for-knark-som-bedovar-elefanter-6.3.351329.b1f8517030
https://www.aftonbladet.se/nyheter/a/Rr77qd/aftonbladet-direkt?pinnedEntry=1450682
Written by: admin