Lajme

Policia në Suedi do të zhvillojë një e-legjitimim të ri shtetëror

todayMarch 5, 2026 1033

Background
share close

Qeveria suedeze i ka dhënë detyrë Polismyndigheten (Autoritetit të Policisë në Suedi) që të zhvillojë një e-legjitimim të ri shtetëror. Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi zyrtar për media.

E-legjitimimi i ri do të quhet Sverige-id dhe do të lidhet drejtpërdrejt me kartën kombëtare të identitetit. Qytetarët do të kenë mundësi të aplikojnë për të duke filluar nga 1 dhjetori.

Sipas autoriteteve, ky identifikim digjital do të ketë nivelin më të lartë të sigurisë dhe besueshmërisë, në mënyrë që të garantohet se identifikimi përdoret vetëm nga personi i duhur.

“Sverige-id ka nivelin më të lartë të besueshmërisë dhe sigurisë, gjë që siguron që e-legjitimimi të përdoret nga personi i duhur. Me Sverige-id, përdoruesit mund të identifikohen në mënyrë digjitale dhe shërbimi do të jetë i disponueshëm për të gjithë personat e regjistruar në Suedi”, tha Paul Larsson, shefi i departamentit të shërbimit në Polici.

Autoritetet bëjnë të ditur se qytetarët suedezë do të duhet të aplikojnë për një kartë të re identiteti në mënyrë që të marrin Sverige-id.

Ndërkohë, për shtetasit e huaj që jetojnë në Suedi, po planifikohet të krijohet një kartë e veçantë identiteti, e cila do t’u mundësojë edhe atyre përdorimin e këtij identifikimi digjital.

Burimi: Aftonbladet direkt/ Polisen

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%