Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Nuk është e paligjshme të shikoni ose përdorni telefonin celular ndërsa ngisni një biçikletë ose një elsparkcykel. Këtë e ka bërë të ditur Policia e Malmos, pas vendimit për të mbyllur një hetim për shkaktim të lëndimeve trupore.
Rasti kishte të bënte me një burrë, i cili po përdorte telefonin gjatë drejtimit të një elsparkcykel dhe u përplas me një çiklist. Si pasojë e aksidentit, çiklisti pësoi thyerje të shpatullës.
Megjithatë, Policia thekson se fakti që përdorimi i telefonit nuk është i ndaluar me ligj nuk do të thotë se drejtuesi nuk mban përgjegjësi.
Shefja e grupit në Policinë e Malmos, Issa Masriyeh, tha se nëse një person shkakton një aksident trafiku, rasti mund të konsiderohet vepër penale.
“Por nëse shkaktoni një aksident në trafik, veprimi mund të jetë sërish i dënueshëm. Mund të bëhet fjalë për drejtim të pakujdesshëm ose neglizhencë,” u shpreh ajo.
Në të njëjtën kohë, Issa Masriyeh kërkon që në Suedi të vendosen rregulla më të ashpra për përdorimin e elsparkcykel, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik.
Burimi:Sydsvenskan
Link:https://www.sydsvenskan.se/skane/teresa-blev-pakord-av-mobilsurfande-man-pa-elspark-han-slipper-straff/
Written by: admin