Lajme

Policia nis kontrolle shtesë në gjithë Suedinë, java e trafikut me fokus tek shpejtësia.

todaySeptember 16, 2025 45

Background
share close

Prej ditës së djeshme, e hënë, policia suedeze ka nisur kontrolle të veçanta në të gjithë vendin. Aksioni është pjesë e asaj që quhet java kombëtare e trafikut, dhe këtë herë fokusi kryesor është kontrolli i shpejtësisë.

Inspektimet do të zgjasin deri të dielën dhe do të zhvillohen kryesisht në rrugët ku kufizimi i shpejtësisë është 70 km/h ose më shumë.

Shifra shqetësuese të aksidenteve

Vetëm gjatë shtatë muajve të parë të këtij viti, 112 persona kanë humbur jetën në aksidente rrugore në Suedi. Statistikat tregojnë se shumica e këtyre fatkeqësive kanë ndodhur pikërisht në rrugët me kufizim shpejtësie të lartë, të cilat tani do të jenë nën vëzhgim të shtuar.

“Shumë shoferë nuk e kuptojnë sa ndryshim mund të bëjnë edhe disa kilometra në orë më shumë. Makinat tona nuk janë aq të sigurta sa mendohet. Në një përplasje ball për ball, rreziku për të humbur jetën është shumë i madh nëse shpejtësia kalon 80 km/h,” theksoi Ursula Edström, stratege trafiku pranë policisë.

Ajo shtoi se këtë javë kontrollet do të përqendrohen kryesisht në rrugët nacionale dhe ato me shpejtësi më të lartë, ku rreziku është më i madh.

Pse lajmërohen qytetarët paraprakisht?

Nuk është hera e parë që policia zhvillon një javë të tillë të posaçme për trafikun. Ndryshe nga më parë, tashmë këto aksione bëhen publike që përpara se të nisin.

Sipas policisë, kjo metodë ka dhënë rezultate të dukshme.

“Mund të duket e çuditshme që lajmërojmë përpara për kontrollet, por fakt është se kjo i bën njerëzit të respektojnë më shumë kufizimet e shpejtësisë. Edhe statistikat e aksidenteve tregojnë ulje gjatë javëve të tilla. Ne nuk kemi si qëllim të ndajmë sa më shumë gjoba, por të shpëtojmë jetë,”  u shpreh Ursula Edström.

Fakte: Javët kombëtare të trafikut nga policia

  • Java me fokus tek shpejtësia është vetëm një nga disa javët e sigurisë rrugore që policia zhvillon çdo vit.
  • Javë të tjera përqendrohen tek alkooli dhe droga, tek shkeljet e tjera rrugore dhe tek transporti profesional.
  • Qëllimi është grumbullimi i forcave dhe kryerja e kontrolleve të njëtrajtshme në të gjithë Bashkimin Europian.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%