Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Gjatë javës 50 në Suedi zhvillohet java kombëtare e trafikut, dhe kjo do të sjellë një prani më të madhe të policisë në të gjithë rrugët e vendit.
Fokusi kryesor këtë javë është drejtimi i automjeteve pa alkool dhe pa drogë.
“Pirja e alkoolit para drejtimit të makinës vret, ndihmoni të ndalojmë këtë”, thotë Policia e Roslagenit Jugor në rrjetet sociale.
Gjatë javës kombëtare të trafikut (8–14 dhjetor), policia do të kryejë kontrolle shtesë për abuzime të drejtuesve me alkoolin, pasi alkooli dhe droga janë shkaku i shumë prej 174 aksidenteve me fatalitet këtë vit.
Shoferët e dehur duhet të largohen nga rrugët
Policia organizon rreth dhjetë javë kombëtare të trafikut çdo vit. Fokusi ndryshon dhe mund të përfshijë kontroll të shpejtësisë ose zbulim të aktivitetit kriminal në trafikun rrugor. Këtë javë, fokusin e kanë drejtuesit e dehur.
“ Shoferët e dehur rrezikojnë jetën e tyre dhe të të tjerëve. Kontrollimet tona janë për t’i larguar ata nga rrugët dhe për të shpëtuar jetë”, thekson policia.
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
Policia u bën thirrje suedezëve që të raportojnë nëse dyshojnë se dikush po drejton i dehur ose nën ndikim droge.
Çdo ditë mijëra persona drejtojnë automjete të ndikuar nga alkooli ose droga, shkruan policia në Klippan, Skåne, në Facebook.
Së bashku shpëtojmë jetë.
Për të raportuar dikë që po drejton ose do të drejtojë i dehur mund të telefononi 114 14. Në rast emergjence, telefononi 112.
Jepni sa më shumë informacion të mundni për automjetin, kohën dhe rrugën. Ju mund të qëndroni anonim, thotë policia.
Pse policia informon paraprakisht
Qëllimi i policisë për sigurinë rrugore është që askush të mos vdesë ose të lëndohet rëndë në trafikun rrugor. Parandalimi për rritje e numrit të shoferëve të pishëm ose të droguar është një prioritet.
Policia ka vendosur që të informojë paraprakisht për kontrollet, pasi kjo ka rezultuar efektive.
“Qëllimi ynë kryesor është të shpëtojmë jetë, jo të japim gjoba sa më shumë të jetë e mundur”, thotë Ursula Edström, stratege e trafikut pranë policisë.
Written by: admin