Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Policia e Suedisë ka zbarkuar menjëherë në shkollën Risbergska në Örebro pas një sulmi të armatosur që tronditi qytetin, ku 130 oficerë morën pjesë në operacionin e shpëtimit.
Disa minuta pas alarmit, forcat e policisë mbërritën në vendngjarje, ku u përballën me një skenë të përgjakshme dhe britma të shqetësuara.
“Ata që arritën të parët në vendin e ngjarjes u përballën me një ferr dhe me britma nga të mbijetuarit,” tha Lars Wirén, shefi i policisë në Örebro, në një konferencë për shtyp.
Agresori, i cili nisi të qëllonte drejt forcave të policisë pas mbërritjes së tyre, u gjet i vdekur rreth një orë pas incidentit. Ai kishte tre armë pranë tij, të gjitha të konfiskuara nga policia.
“Gjithashtu, u gjetën dhjetëra karikatorë të zbrazur dhe një sasi e madhe municioni të papërdorur pranë trupit të tij,” shtoi Wirén.
Hetimet po fokusohen tani në lidhjet e mundshme të autorit me shkollën. Dokumentet e siguruara nga Aftonbladet tregojnë se ai ishte i regjistruar në edukimin e rritur në ambiente të kësaj shkolle, duke ngritur dyshime për lidhje të drejtpërdrejta me institucionin.
“Ka të dhëna që ai ka pasur lidhje me shkollën në njëfarë mënyre. Kjo është diçka që do të hetojmë me kujdes,” tha udhëheqësja e hetimit, Anna Bergqvist.
Policia ka identifikuar autorin e dyshuar, por nuk ka dhënë ende një konfirmim zyrtar. Sipas disa burimeve të sigurta, autori dyshet se është 35-vjeçari Rickard Andersson.
Written by: admin
Post comments (0)