Lajme

Politikani i SD-së që këndoi këngë raciste, tani kryeson listën për zgjedhjet e kishës

todayAugust 12, 2025 21

Background
share close

David Lång, ish-deputet i partisë Demokratët e Suedisë (SD), do të jetë në krye të listës së partisë për zgjedhjet e kishës në Stokholm. Lajmi raportohet nga Expressen.

Vitin e kaluar, Lång u largua nga parlamenti pasi gjatë një mbrëmjeje zgjedhore të partisë u filmua duke kënduar një këngë euro-disco me përmbajtje raciste, “Ausländer raus”. Kur e kuptoi se po incizohej, ai u përpoq t’ia merrte regjistruesin gazetarit, por më pas u largua nga aktiviteti.

Pavarësisht incidentit, kryetari i SD-së në Kishën Suedeze, Ronnie Nilsson, e mbështet Långun: “Ai nuk ka bërë asgjë të gabuar në politikën kishtare dhe ka dhënë një kontribut të mirë aty.”

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%