Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Ina Djurestål, politikane nga partia Moderate dhe shtatzënë në muajin e nëntë, kërkon që në autobusët dhe metrotë e Stokholmit të dëgjohen njoftime që u kujtojnë udhëtarëve të lënë vendin për ata që kanë më shumë nevojë si të moshuarit, gratë shtatzëna dhe personat me aftësi të kufizuara.
Ajo tregon se gjatë gjithë shtatzënisë nuk i është ofruar vend asnjëherë nga ndonjë pasagjer.
“Të gjithë shohin në telefon dhe bëjnë sikur nuk shohin”, thotë Ina në një postim që është përhapur shumë në rrjetet sociale.
Ajo ka dorëzuar një propozim në komisionin e trafikut dhe shpreson që kjo çështje të diskutohet më shumë.
“Dua që të fillojmë të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe të kemi më shumë kujdes për të tjerët”, thotë ajo.
Burimi: Expressen
Written by: admin
Post comments (0)