Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Qeveria e Tidös ka injoruar më shumë se qeveritë e mëparshme këshillat e ekspertëve të pavarur. Këtë e thotë Göran Sundström, profesor i shkencave politike në Universitetin e Stokholmit, në një deklaratë për DN.
Sipas tij, qeveria shpesh u jep detyra hetuesve që të paraqesin disa propozime të caktuara, pavarësisht mendimit të tyre personal. Ai paralajmëron se kjo mund të bie ndesh me kushtetutën.
Sundström e cilëson këtë zhvillim si një “problem shumë të madh”. Ai thekson se kjo situatë jo vetëm që çon në vendime më të dobëta, por gjithashtu sjell edhe shpërdorim të burimeve.
“Nëse qeveria nuk është e interesuar për mendime alternative dhe sinjale paralajmëruese, dhe tashmë ka vendosur paraprakisht çfarë do të bëhet pse atëherë duhet të shpenzojmë para për hetime?”, shprehet ai.
Burimi: DN
Link: https://www.dn.se/sverige/regeringen-avfardade-klimatkritik-forskare-varnar-for-ny-trend/
Written by: admin