Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Që nga data 23 gusht, kompania Postnord ka vendosur të ndalojë përkohësisht dërgesat e pakove drejt Shteteve të Bashkuara. Lajmin e bëri të ditur kompania përmes një komunikate për shtyp.
Shkaku i ndalimit është një ndryshim i ri në rregullat doganore të SHBA-së. Saktësisht, është hequr përjashtimi i quajtur De Minimis, i cili lejonte që mallrat me vlerë nën 800 dollarë të dërgoheshin pa paguar doganë apo taksa.
Björn Bergman, shefi i Group Brand and Communication në Postnord, tha:
“Vendimi është i pafat, por i domosdoshëm për të siguruar që të gjitha rregullat e reja të zbatuara respektohen plotësisht.”
Kjo do të thotë se përkohësisht, paketat që dërgohen nga Suedia drejt SHBA-së nuk do të nisen derisa situata të qartësohet.
Written by: admin