Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Në Suedi jetojnë afro 10 mijë fëmijë pa një strehë të sigurt, sipas raportit të fundit nga organizata Sveriges Stadsmissioner. Kjo organizatë humanitare kërkon që politikanët të marrin masa urgjente për të ndalur rritjen e pastrehisë.
Sekretari i përgjithshëm i organizatës, Jonas Rydberg, thotë se situata është alarmante dhe tregon se “modeli suedez ka dështuar”.
“Ndihmat për banesa janë bërë shumë të vogla. Disa grupe shoqërore nuk fitojnë mjaftueshëm për të përballuar jetesën. Ndërtesat e reja janë shumë të shtrenjta dhe jo të gjithë kanë mundësi t’i marrin me qira”, tha ai për agjencinë TT.
Qeveria suedeze ka nisur një strategji për të luftuar pastrehinë. Ndërkohë, Socialstyrelsen një agjenci shtetërore për çështjet sociale, po heton pse po rritet numri i dëbimeve nga banesat dhe çfarë mund të bëhet për ta ndalur këtë trend shqetësues.
Organizata kërkon që të ndërtohen më shumë banesa të përballueshme dhe që familjet me të ardhura të ulëta të mbështeten më shumë nga shteti.
Written by: admin
Post comments (0)