Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Pritjet për inflacionin në vitet e ardhshme janë ulur pak në muajin shkurt. Kjo vjen nga matja më e fundit e realizuar nga Origo për llogari të Riksbanken.
Sipas të dhënave të reja, inflacioni pas një viti pritet të jetë 1,4%. Në matjen e mëparshme, një muaj më parë, pritej të ishte 1,5%.
Ndryshim më i madh vërehet në pritjet për dy vitet e ardhshme. Tani inflacioni pritet të arrijë në 1,9%, ndërsa në matjen e janarit ishte parashikuar 2,1%.
Për periudhën pesëvjeçare, parashikimi mbetet i njëjtë, në 2,1%.
Sa i përket normës bazë të interesit, ajo pritet të jetë 1,7%, e pandryshuar krahasuar me matjen e kaluar. Edhe pas një viti norma pritet të jetë 1,7%, ndërsa në janar ishte parashikuar 1,8%.
Burimi: Origogroup
Link: https://www.origogroup.com/wp-content/uploads/2026/02/Inflation-Expectations-February-2026.pdf
Written by: admin