Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Dita e parë e deklarimit digjital në Suedi është përfshirë nga kaosi, pasi shumë përdorues raportojnë probleme për t’u kyçur në faqen e internetit të Skatteverket. Si Aftonbladet ashtu edhe Expressen kanë raportuar për vështirësitë që po hasin qytetarët, ndërsa mesazhi që shfaqet kur përpiqesh të kyçesh është: “Faqja e internetit nuk mund të arrihet.”
Sot, më 18 mars, është hapur mundësia për të dorëzuar deklaratat e të ardhurave në mënyrë digjitale dhe shumë njerëz po përpiqen të përfundojnë procesin sa më shpejt të jetë e mundur për të siguruar kthimin e parave të tyre që në prill.
Kërkesa e madhe duket se ka mbingarkuar sistemin, duke bërë që shumë përdorues të mbeten të frustruar dhe të shqetësuar për mosarritjen e dorëzimit të deklaratave në kohë.
Afati i fundit për dorëzimin e deklaratave është 2 maji. Autoritetet ende nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare mbi problemet teknike apo kur pritet të zgjidhen ato.
Konsumatorët këshillohen të provojnë përsëri më vonë ose të përdorin mënyra alternative për të përfunduar deklarimin e tyre.
Written by: admin
Post comments (0)