Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Edhe gjatë mëngjesit të së premtes, moti me borë ka bërë që shumë autobusë në Goteborg të anulohen, raporton GP. Västtrafik njofton se stafi është në terren duke inspektuar stacionet e autobusëve për të vlerësuar se si mund të qarkullojnë autobusët.
“Sapo marrim informacion të ri, ne e përditësojmë në faqen tonë të internetit dhe në aplikacionin tonë se si do të qarkullojnë autobusët”, thotë Felicia Thyrén, koordinatore e ndërprerjeve në Västtrafik.
Tramvajet, ndërkohë, raportohet se po qarkullojnë sipas orarit.
Megjithatë, ka probleme në trafikun hekurudhor, raporton Expressen. Midis Stenungsund dhe Goteborg, trenat janë plotësisht të anuluar, gjë që ndikon edhe te udhëtarët drejt Strömstadit.
Written by: admin