Lajme

Probleme teknike te Skatteverket gjatë dërgimit të deklaratave

todayMarch 2, 2026 24

Background
share close

Skatteverket ka pësuar probleme teknike në disa prej shërbimeve të saj elektronike. Sipas njoftimeve, shërbimet kanë qenë jashtë funksionit që nga ora 11:30. Kjo situatë ka ndodhur pikërisht në kohën kur kanë filluar të dërgohen deklaratat tatimore, raporton TT.

Sekretari për shtyp i Skatteverket, Johan Persson, ka deklaruar se po bëhet verifikimi i problemit.

“ Po vazhdon puna për të gjetur shkakun, por aktualisht nuk kemi një parashikim se kur mund të rregullohet defekti”, tha ai.

Sipas autoritetit, problemi teknik ndodhet te një furnizues i jashtëm. Përveç Skatteverket, nga kjo ndërprerje janë prekur edhe Valmyndigheten dhe kronofogdemyndigheten.

Megjithatë, autoritetet sqarojnë se nuk bëhet fjalë për një sulm të tipit mbingarkesë (DDoS).

Burimi: TT / Omni

Link: https://tt.omni.se/driftstorningar-hos-skatteverket-prognos-saknas/a/Ok8X31

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%