Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Mes lajmeve shqetësuese për kimikatet në ushqim, vjen një lajm i mirë. Analizat tregojnë se shumica e produkteve ushqimore në tregun suedez nuk i kalojnë kufijtë e lejuar për mbetjet e pesticideve. Në mostrat nga ushqimet e kultivuara në Suedi, nuk u gjetën fare mbetje që tejkalojnë kufirin gjatë viteve 2022 dhe 2023.
Kjo tregon se trendi pozitiv nga vitet e mëparshme vazhdon, shkruan Autoriteti Suedez i Ushqimit në një njoftim për shtyp.
Sipas rregullave të BE-së, mbetjet e pesticideve nuk duhet të kalojnë kufirin e lejuar. Nëse një produkt përmban sasi të larta të ndonjë substance, ndalohet menjëherë shitja e gjithë partisë për konsumatorët.
Në total janë marrë 491 mostra nga gjashtë kategori ushqimore. Në 58% të tyre nuk u gjetën fare mbetje pesticidesh.
Written by: admin
Post comments (0)