Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Blerjet e huaja të kompanive suedeze nuk janë domosdoshmërisht diçka negative. Përkundrazi, ato mund të jenë një përfitim të madh për ekonominë suedeze.
Një raport i Grupit të Ekspertëve për Studime në Ekonominë Publike tregon se edhe pse vetëm 8% e kompanive në Suedi janë në pronësi të huaj, ato kontribuojnë me plot 40% të rritjes së produktivitetit në ekonominë suedeze.
“Blerjet e huaja janë përgjithësisht të favorshme për ekonominë suedeze. Ato sjellin rritje të produktivitetit, më shumë integrim ndërkombëtar, zhvillim të aftësive dhe rritje për bizneset suedeze,” tha Fredrik Heyman, docent në ekonomi dhe bashkautor i raportit, përmes një njoftimi për media.
Sipas të dhënave, gjatë 20 viteve të fundit numri i blerjeve të huaja në Suedi ka luhatur mes 200 dhe 500 kompanive çdo vit.
Vendet që më shpesh blejnë kompani suedeze janë Norvegjia, Danimarka, SHBA dhe Britania e Madhe.
Written by: admin