Lajme

Propozim i ri për emigracionin: Lejet e përhershme të qëndrimit mund të hiqen

todaySeptember 25, 2025 1144

Background
share close

Qeveria suedeze po përgatit një ndryshim të madh në politikën e emigracionit, që pritet të prekë mijëra emigrantë. Sipas informacioneve të publikuara nga Ekot i Radios Suedeze, një hetues i emëruar nga qeveria do t’i propozojë parlamentit që lejet e përhershme të qëndrimit të mund të tërhiqen dhe të shndërrohen në leje të përkohshme.

Ky propozim prek në radhë të parë refugjatët dhe personat që kanë marrë të drejtën e qëndrimit me ligjin e gjimnazit, një ligj i miratuar vite më parë që u dha të rinjve të ardhur pa dokumente mundësinë të qëndrojnë në Suedi nëse ndjekin shkollën. Sipas burimeve, edhe ata që kanë pasur leje të përhershme për disa vite mund të rrezikojnë t’ua ndryshojnë statusin.

Qeveria, e drejtuar nga koalicioni i djathtë me mbështetjen e Demokratëve Suedezë, argumenton se qëllimi është të forcohet kontrolli mbi emigracionin, të rriten kërkesat për integrim dhe të sigurohet që vetëm ata që përmbushin standardet e plota të Suedisë të mund të marrin shtetësinë.

Megjithatë, propozimi parashikon edhe një rregull përjashtimi: kush ka leje të përhershme do të ketë të drejtë të aplikojë për shtetësi suedeze, dhe nëse i plotëson kriteret (si të ardhura të qëndrueshme, njohje të gjuhës dhe mungesë dënimesh penale), mund ta marrë shtetësinë dhe të mos rrezikojë humbjen e lejes së përhershme.

Kritikët e shohin këtë si një ndryshim historik që mund të krijojë pasiguri për shumë njerëz që prej vitesh jetojnë, punojnë dhe paguajnë taksa në Suedi. Organizata për të drejtat e njeriut paralajmërojnë se ky hap mund të sjellë frikë dhe pasiguri në komunitetet e emigrantëve.

Propozimi pritet të paraqitet zyrtarisht në muajt e ardhshëm dhe, nëse miratohet, do të ndryshojë rrënjësisht sistemin suedez të qëndrimit, i cili deri tani ka ofruar një nga format më të sigurta të lejeve të përhershme në Evropë.

Burimi: Omni/Svergie Radio

https://omni.se/uppgifter-permanenta-uppehallstillstand-kan-aterkallas/a/RzvaAA

 

https://www.sverigesradio.se/artikel/forslag-permanenta-uppehallstillstand-ska-omvandlas-till-tillfalliga

 

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%