Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Partia Moderatët ka dalë me një propozim të ri për politikën e integrimit në Suedi. Sipas tyre, çdo person që vjen rishtazi në vend duhet të nënshkruajë një “Kontratë Suedeze” për të pasur të drejtë të qëndrojë.
Sipas agjencisë TT, kjo kontratë do të përfshinte rregulla të qarta, si rëndësia që njerëzit të punojnë, të respektojnë ligjet, të mos bëjnë dallime mes burrave dhe grave, si dhe të njohin të drejtat e veçanta që kanë fëmijët. Ministri i Migracionit, Johan Forssell, i cili drejton edhe grupin e punës për integrim, tha se këto janë kushte themelore për një shoqëri të barabartë.
Propozimi do të diskutohet në tetor, gjatë mbledhjes së përgjithshme të partisë Moderatët.
Grupi i punës ka propozuar gjithashtu krijimin e “zonave të integrimit”, ku do të ketë ligje të posaçme për lagjet me probleme të izolimit shoqëror. Po ashtu, të sapoardhurit do të kontrollohen për elementë të kulturës së nderit, për të parandaluar sjellje që bien ndesh me vlerat suedeze.
Kjo nismë, sipas Moderatëve, synon të forcojë integrimin dhe të shmangë ndarjet shoqërore në Suedi.
Burimi: TT
Written by: admin