Lajme

Propozimi i ri në Stokholm: Gamla Stan mund të mbyllet plotësisht për makinat që kalojnë tranzit

todayNovember 21, 2026 5

Background
share close

Në mesin e muajit dhjetor, Këshilli Bashkiak i Stokholmit do të votojë për një propozim të ri buxhetor, i cili parashikon mbylljen e të gjithë zonës së Gamla Stan për makinat që e përdorin atë vetëm për të kaluar nga njëra anë në tjetrën. Lajmin e ka bërë të ditur gazeta suedeze SvD.

Nëse propozimi miratohet, nëpër Gamla Stan do të lejohen të kalojnë vetëm këmbësorët, biçikletat, autobusët dhe automjetet e shërbimeve të emergjencës. Masa do të përfshijë edhe dy rrugë të rëndësishme, Munkbroleden dhe Skeppsbron.

Por planet e Bashkisë së Stokholmit nuk ndalen këtu. Ajo synon të rifillojë gjithashtu punën për krijimin e një zone mjedisore të klasit 3 në qendër të qytetit, ku do të lejohen të qarkullojnë vetëm makinat elektrike.

Një tjetër pjesë e planit është kthimi i më shumë rrugëve në rrugë me një drejtim lëvizjeje, si dhe shndërrimi i disa rrugëve që sot përdoren nga makinat në hapësira të dedikuara për këmbësorët dhe çiklistët.

Sipas këshilltarit për trafikun dhe jetën urbane në Bashkinë e Stokholmit, Lars Strömgren (MP), këto masa synojnë të nxisin banorët të zgjedhin mënyra më të qëndrueshme të lëvizjes.

“Qëllimi është të kontribuojmë që banorët e Stokholmit të lëvizin në mënyrë më të qëndrueshme, si për të mbrojtur mjedisin dhe klimën, ashtu edhe për të përmirësuar jetën në qytet dhe shëndetin e njerëzve”, është shprehur Strömgren.

Megjithatë, propozimi ka hasur në kundërshtimin e opozitës. Dennis Wedin (M), këshilltar bashkiak i Partisë Moderatëve dhe përfaqësues i opozitës, e ka kritikuar ashpër këtë nismë, duke e cilësuar si “politikë ideologjike dhe të çmendur”.

Vendimi për propozimin e ri buxhetor pritet të merret në mesin e muajit dhjetor.

Burimi: SVD

Link: https://www.svd.se/a/Jn1Kx8/har-blir-det-stopp-for-bilarna-vansinnigt

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP