Lajme

Propozimi për uljen e pabarazive në paga mund të hidhet poshtë

todayMarch 26, 2026 29

Background
share close

Qeveria ka vendosur të shtyjë zbatimin e direktivës së Bashkimit Evropian për transparencën e pagave. Kjo direktivë synon të forcojë parimin e pagave të barabarta dhe të luftojë diskriminimin në paga. Lajmi është raportuar nga Altinget.

Ministrja e barazisë gjinore, Nina Larsson, tha se shtyrja e hyrjes në fuqi të ligjit mund të ndihmojë që puna kundër diskriminimit në paga të bëhet më e fortë.

Ajo e prezantoi këtë propozim në muajin janar. Megjithatë, propozimi është përballur me kritika të shumta. Kritikat kanë ardhur si nga bizneset, ashtu edhe nga politika. Një nga arsyet kryesore është se rregullat e reja mund të sjellin më shumë punë administrative për kompanitë.

Aktualisht, ndryshimi i ligjit është shtyrë për gjashtë muaj. Por, sipas informacioneve nga Aftonbladet, ekziston mundësia që propozimi të tërhiqet ose të hidhet poshtë plotësisht.

Partia SD është kundër këtij propozimi, ndërsa edhe Partia Socialdemokrate (S) ka kundërshtime të forta.

Magnus Persson nga SD deklaroi për gazetën se ky është një propozim i keq dhe se ka kritika të gjera kundër tij.

Burimi: Altigen/Aftonbladet

Link: https://www.altinget.se/arbetsmarknad/artikel/ministerns-besked-ingen-proposition-om-jamstallda-loner

https://www.aftonbladet.se/nyheter/a/7pp3ew/uppgifter-regeringen-pausar-forslag-om-jamstallda-loner

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%