Lajme

Propozimi: Policia të lejohet të përdorë pornografi fëmijësh të krijuar me AI si provokim për zbulimin e krimeve

todayNovember 3, 2025 71

Background
share close

Qeveria suedeze po shqyrton një propozim të ri që do t’i japë policisë më shumë mjete për të zbuluar rrjetet e pedofilëve në internet.

Sipas propozimit të hetuesit të posaçëm të qeverisë, Stefan Johansson, policia do të mund të përdorë masa të veçanta provokuese, përfshirë edhe përdorimin e materialeve pornografike të krijuara me inteligjencë artificiale (AI).

Këto materiale nuk do të përfshijnë fëmijë të vërtetë, por do të përdoren për të hyrë në forume dhe rrjete ku shpërndahet pornografi fëmijësh, që sot janë praktikisht të mbyllura për policinë. Policia do të mund të shtiret si fëmijë që duan të shesin seks në internet, për të zbuluar dhe arrestuar personat që kërkojnë kontakte të tilla.

“Mund të jetë çështje e shpërndarjes së materialeve që i japin policisë qasje në forume të mbyllura,” tha ministri i drejtësisë, Gunnar Strömmer nga partia Moderaterna.

Sipas propozimit, provokimi nga policia do të mund të përdoret edhe ndaj personave nën 15 vjeç, nëse kjo ndihmon për të zbuluar krime të rënda.

Propozimi do të dërgohet tani për konsultim publik, ku institucione dhe organizata të ndryshme do të japin mendimin e tyre.

Edhe pse policia suedeze ka tashmë mundësi të përdorë masa provokuese në hetime, këto nuk janë të rregulluara me ligj, ndaj qeveria kërkon t’i vendosë rregulla të qarta dhe kufij ligjorë për përdorimin e tyre.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%