Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Një propozim i ri parashikon që policia në Suedi të mund të rekomandojë dëbimin e personave që kanë leje qëndrimi, nëse ata kanë lidhje me rrjete kriminale edhe pse nuk janë dënuar për asnjë vepër penale. Lajmi raportohet nga Ekot.
Sipas propozimit, çështjet e mundshme të dëbimit do të trajtohen nga Migrationsverket (Zyra e Migracionit), por policia do të ketë të drejtën të ankimojë në rast se vendimi i institucionit nuk është në përputhje me rekomandimin e saj.
Ministri i Drejtësisë, Gunnar Strömmer nga Partia Moderatëve, thotë se qeveria do të shqyrtojë propozimin me kujdes.
“Ne do të analizojmë të gjitha gjetjet e hetimit. Por është e rëndësishme të theksohet se për të marrë një vendim të tillë do të kërkohet një lidhje konkrete dhe e qartë me aktivitete kriminale, si edhe një nivel i caktuar serioziteti në atë kriminalitet,” tha ai për agjencinë TT.
Written by: admin