Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Të hënën është mbajtur një manifestim para spitalit Södersjukhuset në Stokholm në mbështetje të Zahra Kazemipour dhe Afshad Joubeh. Të dy punojnë në këtë spital, por autoritetet suedeze kanë vendosur që ata dhe fëmijët e tyre të dëbohen në Iran.
Familja ka jetuar në Suedi për nëntë vjet. Gjatë kësaj kohe, Zahra dhe Afshad kanë ndërtuar jetën e tyre në vend: ata kanë arsim dhe kompetencë të kualifikuar mjekësore, janë të punësuar, paguajnë taksa dhe kanë mësuar gjuhën suedeze. Rasti i tyre është raportuar nga disa media në Suedi.
Në protestë morën pjesë kolegë, miq dhe qytetarë të shumtë që erdhën për të treguar mbështetjen e tyre për familjen. Sipas Zahra Kazemipour, kjo përkrahje ka qenë shumë e rëndësishme për ta.
“Unë shoh vetëm dashuri dhe mirësi. Kjo më ndihmon mua dhe familjen time të qëndrojmë të fortë dhe të ndiejmë se nuk jemi vetëm”, thotë ajo për TV4 Nyheterna.
Arsyeja e dëbimit lidhet me mënyrën se si familja ka aplikuar për leje qëndrimi dhe pune. Ata kanë kërkuar leje përmes sistemit të quajtur “spårbyte”, që u lejonte azilkërkuesve të kalonin në leje pune. Megjithatë, ky sistem nuk ekziston më, dhe për këtë arsye autoritetet kanë marrë vendim për dëbimin e tyre.
Zahra Kazemipour e cilëson këtë vendim si të padrejtë dhe çnjerëzor. Ajo thekson se familja ka ndjekur të gjitha rregullat dhe ligjet gjatë qëndrimit të tyre në Suedi.
“ Unë besoj se politikanët na shohin si shifra, jo si njerëz”, thotë ajo.
Rasti i Zahra Kazemipour dhe Afshad Joubeh ka hapur debat të gjerë mbi politikat e emigracionit dhe mungesën e fleksibilitetit në raste ku njerëzit janë tashmë të integruar në shoqërinë suedeze.
Written by: admin