Lajme

Provimi i 100-të universitar në Suedi mbledh mbi 70 mijë pjesëmarrës

todayOctober 19, 2025 9

Background
share close

Sot më shumë se 70 000 persona në gjithë Suedinë do të ulen për të dhënë provimin e pranimit në universitete (högskoleprovet), raporton agjencia TT. Edhe pse kjo është një shifër e lartë, ajo është më e ulët se në pranverën e këtij viti, kur provimin e dhanë mbi 93 000 persona, numri më i madh në 30 vitet e fundit.

Sipas Këshillit të Universiteteve dhe Kolegjve (UHR), interesi i madh në pranverë mendohet të ketë ardhur për shkak të vështirësive në tregun e punës dhe rritjes së brezave të rinj që hyjnë në sistemin arsimor.

Ky provim zhvillohet dy herë në vit, në pranverë dhe vjeshtë, dhe është futur për herë të parë në vitin 1977.

Provimi i sotëm është një moment historik, pasi është herën e 100-të që organizohet högskoleprovet në Suedi.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%